Dy vetëvrasje janë shënuar në kryeqytet këtë të Premte, sipas të dhënave të njoftuara nga policia.
Një grua 73 vjeçe është hedhur nga lartësia e banesës, referuar bluve, ndërsa një 70-vjeçar është vetëvarur.
“Në orët e para të mëngjesit, në rrugën ‘Shemsi Haka’, shtetasja V. D., 73 vjeçe, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftohet për rastin e parë.
“Rreth orës 07:25, në rrugën ‘Griror Silka’, në sheshpushimin afër banesës, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur, shtetasi Q.J., 70 vjeç”,Tiranë, njofton po ashtu policia.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, shtuan të njëjtat burime.
Shto koment