Welcome to Vlora

E rëndë/ 29-vjeçarja hidhet nga shkëmbi në Kishën e Laçit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kishën e Laçit, ku një vajzë ka tentuar t’i jap fund jetës.

Bëhet me dije se një 29-vjeçare nga Elbasani është hedhur nga një lartësi në vendin e quajtur Kisha e Laçit. 29-vjeçarja është hedhur nga shkëmbi dhe ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.

“Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë.

Për pasojë, ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor” thuhet në njoftimin e policisë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.