Referuar situatës pas ngjarjes tragjike të vrasjes së një fëmije të pafajshme 7-vjecare ,do donim t’ju vinim dije se strukturat tuaja të policisë së shtetit në cdo bashki bregdetare janë pjesë e Task-Forcës së Turizmit e cila është një strukture e Ndërinstitucionale referuar Udhrit të Kryeministrit Nr.83,datë 11.05.2022 .
Mbledhjet në kuadër të mirëmenaxhimit të sezonit turistik ,sidomos mbledhja e datës 4/7/2022 e cila udhëhiqet nga Prefekti i Qarkut Vlorë,në të cilat pikat kryesore ishin :
1-Miratimi i korridoreve ujore për mjetet lundruese nga Njësitë Vetqeverisjes Vendore
2-Zgjidhjen e e shpejtë të konflikteve ndërmjet subjekteve që kanë/nuk kanë leje të administrimit të parcelave,stacione plazhi në vijën bregdetare
3-Siguria në stacionet e plazhit
Për këtë arsye do ju ishim mirënjohës që përtej adresimit të fajit midis jush dhe institucioneve ,do ishte mire te benit nje Mea -Culpa ne grup dhe te riformatohen te gjithe strukturat qe jane pjese e Task-Forces .

Shto koment