Welcome to Vlora

“Do krijohet ‘JONADA’”, Rama paralajmëron ngritjen e njësisë së re speciale të policisë, ja detyrat dhe sektori që mbulon

Kryeminsitri Edi Rama ka paralajmëruar krijimin e një njësie të re të brenda radhëve të policisë së shtetit, të quajtur “JONADA”.

Kjo njësi sipas tij do të bëjë monitorimin me dron, por edhe nga uji dhe toka të plazheve të Shqipërisë, duke nisur nga vera e vitit të ardhshëm, për të bërë të mundur shmangien e tragjedive të tilla, siç është ajo e Jonada Avdisë në plazhin e Potamit.

“I kam kërkuar ministrit të krijojmë një njësi speciale policore që do ta quajmë “Jonada” dhe do të jetë vitin e ardhshëm aktive në monitorimin e plazhit nga uji, toka dhe ajri, me drone dhe mjete të motorizuara. Duke mos ju rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet ujërave territoriale dhe s’kanë asnjë arsye për të parë policë me sy, për sa kohë nuk kërcënojnë asgjë. Këto halle me mjetet në ujë dhe aksidentet në ujë e kanë dhe vendet që kanë shumë vite eksperiencë në kurriz. Por dua të ngre një pyetje që mendoj se është shumë e rëndësishme. Në cilin vend zhvillimi nuk ka sjellë edhe aksidente”, tha Rama në konferencën për mediat nga Ministria e Brendshme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.