Welcome to Vlora

Braktiset edhe Zvërneci! Turizmi nuk mjafton për të mbajtur të rinjtë në fshat

Fshati Zvërnec është një nga shumë fshatra të qytetit të Vlorës që po braktiset dita ditës nga banorët dhe kryesisht  nga të rinjtë.

Ky fshat është një fshat turistik, ku është i rrethuar nga Laguna e Nartës dhe nga deti,  ka zona historike, por prej kohësh banorët janë larguar dhe po largohen në emigrim.

Nga shumë banesa që ka ky fshat më të shumta janë të mbyllura, pasi nuk jeton më njeri, edhe ata pak banorë që kanë ngelur janë të moshuar.

Duket qartë mungesa e njerëzve, pasi dyert e shtëpisë kanë zënë ndryshk dhe shtrate merimangash.

Në këtë fshat nuk ka ngelur asnjë i ri, vetëm të moshuar. Në këtë periudhë kanë ardhur disa emigrantë për të vjelë ullinjtë dhe pasi të mbarojë ulliri do të largohen sërish.

Ky fshat ka pasur më shumë se 700 banorë para viteve 90, tani nuk janë më shumë se 60 .

Fshati i Zvërnecit një fshat i bukur dhe turistik, por i lënë në harresë dhe i braktisur nga banorët./Top Chanel

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.