Welcome to Vlora

Berisha vendos kurora te varri i Ismail Qemalit: Pashiqin shqiptar do ta paketojmë në Beograd

Ish-Kryeministri, Sali Berisha, me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka vendosur kurora me lule të varri i Ismail Qemalit në sheshin e Flamurit në Vlorë.

Berisha shoqërohej nga deputetë të Partisë Demokratike, funksionarë të PD-së së Vlorës, anëtarë e simpatizantë të kësaj force politike.

Në një prononcim për gazetarët, ish-kryeministri akuzoi Ramën si tradhtar ndërsa tha se do të jetë hera e fundit e tij që vendos lule në varrin e Ismail Qemalit.

“Sot mbarëshqiptarët kudo që janë përulen me mirënjohjen më të pakufijshme, nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës, ditës së Flamurit Kombëtar, ditë në fakt e të gjitha ditëve të kombit shqiptar. Me aktin e tij, të një vizioni dhe kurajo të jashtëzakonshme, Ismail Bej Vlora bëri të mundur ekzistencën e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Pa këtë akt, Shqipërinë dhe shqiptarët i prisnin greminat, honet e historisë. Sot ata janë anëtarë të NATO-s, Kosova është e pavarur, por unë erdha këtu gjithashtu për t’u betuar para varrit të Ismail Bej Vlorës se pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty, e ka të fundit sepse shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që ndodhen, do ta paketojnë atë në Beograd aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky, kombi nuk ka patur ndonjëherë në histori dhe ky është një zotim solemn para babait të Pavarësisë, se pashiqi nuk do ketë vend në Tiranë, por të shkojë në Beograd”, u shpreh Sali Berisha.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.