Welcome to Vlora

Berisha ngre alarmin: Çdo fëmijë që lind do të jetë borxhli me 21 mijë euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se çdo fëmijë që lind sot është borxhli me 21 mijë euro.

Berisha tha se Edi Rama po shkatërron të ardhmen e kombit me vendimet e tij, duke shpopulluar Shqipërinë dhe duke rritur borxhin.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij për gazetarët, ku shtoi se vetëm në Arbitrazh Shqipëria duhet të paguajë gjysmë miliardi euro për shkak të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës.

“Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi, së pari me largimin masiv nga shqipëria të të rinjve shqiptarë, së dyti me borxhin që u ka ngarkuar shqiptarëve.

Një fëmijë pas që lind do të jetë borxhli me 21 mijë euro. Kjo shënon një hap tjetër të rëndësishëm drejt falimentimit të plotë të Shqipërisë. Nga sipërmarrjet personale, tek vendimet personale kundër sipërmarrësve të tjerë, së shpejti kalojnë 1 miliard, pasi borxhet e Arbitrazhit që duhet të paguajë Shqipëria për shkak të qëndrimeve të tij korruptive kalojnë gjysmë miliardi euro. Edi Rama dhe banda e tij ndajnë para edhe në gjyqe.

Ne duhet të përgatitemi dhe të informojnë shqiptarët për të gjitha vjedhjet që ka bërë Rama dhe kabineti i tij me buxhetin e shteti dhe me atë që po planfikikon me këtë buxhet”, u shpreh Berisha.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.