Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka listuar disa problematika lidhur me marrëveshjen e miratuar nga Kuvendi të IPA II për distrubimin e fondeve. Tabaku tha në kuvend se ndërrimet e shpeshta të këtyre proceseve nuk sjellin efiçencë, pasi copëzohet.
E menjëhershme ka qenë përgjigja e ministres së Energjetikës, Belinda Balluku, e cila ka theksuar se akuzat e Tabakut nuk janë të vërteta. Sipas saj angazhimet e qeverisë për të thithur fondet nga programet e huaja është maksimale.
“Fakti që kemi ndryshuar 4 herë koordinatorin, në qeverinë Rama ne nuk i kemi bazuar arritjet apo fitoret tek një drejtues i vetëm, por tek puna në grup. Ekspertët e projekti IPA janë ato që kanë qenë dhe vijojnë në punën e tyre. Në vendosim të angazhojmë më shumë forca por kjo nuk krijon vakume. IPA 2, janë 533 milion euro, pritshmëria shkon në 435 milion euro. Ka nisur një pjesë e projekteve dhe po shkon drejt përfundimit. IPA3 ka ndryshime.” tha Balluku.
Balluku, është ndalur edhe tek kriza energjetike, duke thënë se sot mblidhen 99.6% e faturave të energjisë elektrike, ndryshe nga sa ndodhte në vitin 2013. Deputetja Jorida Tabaku tha se 40% e qytetarëve nuk kanë mundësi të paguajnë, por sipas Balluku sot të gjithë e paguajnë energjinë elektrike.
Për sa i përket ndihmës, Balluku theksoi se Shqipëri është vendi i parë në rajon, ku sipas saj jepen si ndihmë për qytetarët mbi 22 milion euro.
“Për sa i përket ndihmës, Shqipëri jep 22 milion e 205 mijë euro. Vendi i dytë pas Shqipërisë është Bosnje Hercegovina. Serbia jep mbështetje 9 milion, Kosova, 4.5 milion. Këto janë shifrat. Pra Shqipëria sot dhe vitet që kanë kaluar, i mbështet grupet në nevojë me mbi 22 milion euro.” tha Balluku.
“Deri në fund të shtatorit, është konsumuar 300 milion nga buxhetet elektrike. 140 milion janë marrë nga buxheti i shtetit. Shifra që kur përmbytej Shqipëri dhe prodhonim 11 terra, dilnim në importe. Por sot megavatori është më shumë se 600 euro. Sektori energjetike është i bazuar me fakte.” shpjegoi Balluku.
“Vazhdon dhe dezinformohet populli shqiptar. Unë dua të flas me fakte. KA thënë se shqiptarët nuk paguajnë dot energjinë elektrike. Në 2013 mblidhej vetëm 43 %, sot mblidhen 99.6% e faturave. Sot paguhet energjia. Është shërbim që ofrohet pa ndërprerje, dhe të dalësh e të thuash se 40% e shqiptarëve nuk e paguan, duhet të kesh fakte. Nuk e di kujt i referohet.”
“Nuk flitet për konsumator që nuk kanë mundësi, por për ata që nuk kanë kushtet e duhura të kushteve të shtëpisë. Shtëpi jo eficente që ka vonesa me pagesa energjetike. Kështu thuhet në raport. Kemi nisur një fushatë për energjinë dhe eficencës. Pallatet e komunizimit kanë zero kushte të eficencës energjetike.
Edhe kushtet e ngrohjes këta konsumator kanë vështirësi për ngrohjen. Të marrësh këtë raport dhe të thuash 40% nuk kanë mundësi të paguajnë faturën e energjisë është e pavërtetë” tha Balluku.
Shto koment