Welcome to Vlora

Balluku zbulon kur përfundojnë plotësisht punimet te tuneli i Llogarasë dhe 3 akse kombëtare

Katër akse kombëtare ku do të investohet parashikohet që të përfundojnë dhe të jenë plotësisht funksionale brenda 2-3 viteve. Një ndër to është edhe tuneli i Llogarasë, për të cilën ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e ftuar në emisionin ‘Opinion’ deklaroi se në fund të vitit 2024 do të jetë operativ.

Po kështu, edhe 3 akse të tjera kombëtare parashikohet që të jenë tërësisht gati 2 vite pas fillimit të punimeve.

Blendi Fevziu: Tuneli i Llogarasë, në cilën kohë mund të jetë operativ?

Ministrja Belinda Balluku: Tuneli i Llogarasë do të jetë operativ në fund të vitit 2024.

Blendi Fevziu: Pra, rreth 2 vjet nga sot do të jetë operativ për trafikun?

Ministrja Belinda Balluku: Kështu thotë kontrata, mund të jetë më shpejt.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, lidhja e Thumanës, pra zonës ku mbaron autostrada që shkon në drejtim me Kasharin, kur do jetë operativ?

Ministrja Belinda Balluku: Duhet të jetë për 20 muaj nga sot.

Blendi Fevziu: Po Qukës – Qafë Plloça?

Ministrja Belinda Balluku: Qukës – Qafë Plloça ka patur projektin gati por ka pasur problemin e financimit i cili është zgjidhur para 2 muajsh dhe tani ka rifilluar puna atje. Koha kontraktuale është 18 muaj.

Blendi Fevziu: Po Elbasan – Qafë Thanë?

Ministrja Belinda Balluku: 24 muaj dhe është lidhur kontrata 3 ditë më parë, kështu që 2 vite nga ky momenti. Jo për segmentin e parë, segmenti i dytë hapet për 2 muaj dhe të gjitha kanë 24 muaj kohë. Kështu që, maksimumi në 3 vite duhet mbyllur i gjithë segmenti.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.