Welcome to Vlora

Balluku inspekton punimet në tunelin e Llogorasë

60 ditë pas nisjes së punimeve, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi kantierin e tunelit të Llogorasë. Ajo u shpreh e kënaqur me ecurinë e punimeve, ndërsa njoftoi ndërtimin e një By Pass që gjatë verës të shmanget rruga pranë tunelit.

Ura që do të ndërtohet në dalje të tunelit të Llogarasë, sipas Ballukut do të jetë më e veçanta në Shqipëri.

Përveç urës, do të ketë dhe një tunel emergjence.

Kompania fituese ka afat 37 muaj që të përfundojë tunelin, i cili do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të përshkohet nga qytetarët për rreth 7 minuta duke bërë të mundur shkurtimin e kohës që duhet aktualisht për të kaluar nga qafa e Llogorasë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.