Welcome to Vlora

Atentati në Vlorë me 2 të vrarë dhe 1 të plagosur, Në makinën e djegur gjendet dhe armët e krimit

Makina e autorëve të dyshuar të atentatit të ndodhur paraditen e sotme pranë fshatit Panaja të Vlorës është gjetur pak metra larg kthesës së Çervenit, afër autostradës Levan Tepelenë.

Në atentat kanë mbetur 2 të vrarë dhe një të plagosur.

Automjeti që dyshohet se është i autorëve është shuar nga flakët (10: 40) . Automjeti është i tipit Benz.

Ka qenë një banor I zonës që kishte tokat atje që ka parë makinën të digjej dhe ka njoftuar policinë.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëset kanë bërë shuarjen e flakëve dhe kqyrjen e makinës së djegur.

Dyshohet se brenda ndodhet dhe arma e krimit, kallashnikov.

Automjeti ka distancë të largët nga banesat përreth, mendohet se autorët kanë përshkuar rrugën e vjetër të Vlorës, kanë kaluar Urën e Mifolit dhe janë ndalur afër fshatit Çerven ku dhe kanë djegur makinën.

Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.