Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën ditën e sotme, ku mbeten dy viktima dhe i plagosur në një atentat mafioz të mirëorganizuar. Armët e krimit janë gjetur në makinën “BMW” pa targa që u dogj, fill pas ngjarjes së rëndë.
Në lidhje me këtë ngjarje tragjike ka reaguar menjëherë edhe gazetari i njohur Artan Hoxha. Me anë të një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’ shkruan: Për fat te keq, vetem nje muaj pas, pas atentatit të sotem në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze eshte me shume se tragjik.
Nese në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh nje beteje e pameshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkine drejtuese për te pakten nje dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashte kontrollit….
Postimi i plotë:
Në 17 korrik 2022, sapo kishte ndodhur atentati ndaj Brilant Martinajt dhe dy miqve te tij mbi uren e Fushe Krujes, shkrova kete status, ..:
Për fat te keq, vetem nje muaj pas, pas atentatit të sotem në Vlore, bilanci i krimeve te renda dhe atentateve mafioze eshte me shume se tragjik.
Nese në nivelet e larta te krimit te organizuar po ndodh nje beteje e pameshirshme, qe tashme ka ndryshuar hierarkine drejtuese për te pakten nje dekade në vazhdim, në baze po zhvillohet nje tjeter lufte e frikshme per territor dhe dominance, e dale jashte kontrollit….
Ku shteti tashme nuk eshte as spektator, por nje agjensi funerale, qe me shume sesa eksperte ligjore i duhen marangoze të zote per te perballuar fluksin e te vdekurve….
Shto koment