Welcome to Vlora

Arrestohen 12 persona,ja pse akuzohen

Policia ka arrestuar 12 persona brenda pak orëve në kryeqytet, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mes tyre, shtetasja me inicialet E. X., 35 vjeçe, e cila duke “drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me nje tjeter mjet me drejtuese shtetasen Sh. I dhe gjatë veprimeve policore, E. X. ka goditur punonjësit e Policisë”.

Ndërkohë policia bën me dije se në Tufinë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën në pronësi të shtetasit D. H., 53 vjeç dhe blutë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi nga Policia Tiranë

Vihen në pranga 12 shtetas dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– M. Q., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– F. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin e tij, në mënyrë të parregullt, dhe nuk i është bindur urdhrave të tyre për të ndaluar. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. C., banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. D., 35 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe proceduan penalisht shtetasin e mitur K. H., 15 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Shtetasi K. H. është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin në pronësi të shtetasit D. D., ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e veprimeve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës;

– A. V., 31 vjeçe, banuese në Berat, K. Z., 35 vjeç, banues në Vlorë, E. Gj., 46 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur;

– G. M., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin T. P., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi T. P. dhe pasagjerët, shtetasit B. T., 23 vjeçe, P. P., 53 vjeç dhe F. T., 78 vjeçe, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
—–
Më datë 10.04.2022, në Tufinë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën në pronësi të shtetasit D. H., 53 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.