Një apartament në katin e dytë në lagjen “Rilindja” në Vlorë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë fillimisht në kuzhinë, e cila është djegur pjesërisht.
Ndërhyrja e zjarrfikëseve ka bërë të mundur shpëtimin e një të moshuari që ndodhej në banesë. Sipas informacioneve, shtëpia është në pronësi të Tare Sejdiut.
Shto koment