Welcome to Vlora

60 vjeçari përplaset nga makina në Vlorë! Dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë ku një makinë tip ‘Ford’ ka përplasur një 60 vjeçar i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.Aksidenti ka ndodhur në rrugën Transballkanike në momentin që 60 vjeçari ka qenë duke kaluar është përplasur nga makina. Kalimtarët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës.Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e Vlorës.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.