Welcome to Vlora

522 mijë euro të padeklaruara në autobus, gjykata jep masën e sigurisë për Elidon Çelën

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën “arrest me burg” duke e lënë në qeli shoferin e autobusit ku u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara, Elidon Çelën.

Shuma e parave u gjet në tavanin e autobusit që po vinte nga Bari, Itali.

Ndërsa, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit janë lënë të lirë nga gjykata.

Para hetuesve, shoferi Çela deklaroi se paratë janë kursime të familjes.

“Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.” tha ai.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.