Welcome to Vlora

4 të vrarë në 24 orë/ Salianji: Gjendja alarmante! Kujtdo që i shkrepet vret pa pasur frikë nga shteti!

Deputeti i PD, Ervin Salianji kam reaguar pas ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin në orët e fundit. 

Saranda, Elbasani dhe Vlora u tronditën nga vrasjet të cilat nisën pasditen e djeshme dhe vazhduan edhe paraditen e kësaj të enjte. 

Salianji shkruan në rrjetet sociale se gjendja e kriminalitetit është alarmante për shkak të mungesës së reagimit të qeverisë, duke krijuar pasuri te qytetarët.  

Ai shton se kujtdo i shkrepet të vrasë dhe e bën pa patur frikën e autoritetit të shtetit. 

Postimi
Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet godet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit. 

Adoleshentë qē lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare sot në Vlorë, vrasjet tipike mafioze tëpazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjendja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat! 

Gjendja e kriminalitetit është alarmante, mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për t’i përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.