Welcome to Vlora

Zjarri në Llogara, Mbrojtja Civile: Tymi mbulon zonën, shmangni kalimin me makina

Mbrojtja Civile ka bërë thirrje që të shmanget kalimi me automjete në Qafën e Llogareasë për shkak të zjarrit të rënë në një zonë të lartë në Dhërmi.

Përmes një njoftimi për mediat, Mbrojta Civile thekson se për shkak të zjarrit është krijuar tym i dendur në rrugë, çka mund të vështirësojë qarkullimin dhe punën e zjarrfikësve.

“Për shkak të situatës së krijuar nga zjarri i rënë në qafën e Llogarasë, në një sipërfaqe me shkurre e barishte dhe që ka shkaktuar tym, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin kalimin në këtë rrugë. Forcat zjarrfikëse dhe të emergjencave janë duke punuar për të vënë në kontroll situatën.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit”, apelon Mbrojtja Civile.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.