Welcome to Vlora

Zjarri masiv në Llogara, ministri Peleshi: Ndërhyrja me mjete, problematike

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e shkaktuar nga zjarri masiv në zonën e Llogarasë. Peleshi shkruan në Facebook se helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin. Ai shton se për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat, thotë ai, janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.

“Helikopteri Cougar dhe efektivë të FA kanë shkuar në ndihmë të forcave që po përpiqen të shuajnë zjarrin e rënë këtë pasdite në Dhërmi. Për shkak të terrenit të vështirë, situata ka qenë disi problematike për ndërhyrjen me mjete, por trupat janë duke punuar për të vënë në kontroll të plotë flakët.

U bëjmë thirrje të gjitha strukturave vendore të ndërhyjnë menjëherë kur vënë re vatra zjarri për të mos lejuar që ato të përhapen në terren më të gjerë. FA, Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në gatishmëri të plotë në çdo rast, kur kërkohet ndihma e tyre”, shkruan Peleshi.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.