Welcome to Vlora

Zhduket 44-vjeçari në Vlorë, e bija alarmon policinë

Një 44-vjeçar është zhdukur pa gjurmë dy ditë më parë në fshatin Risili, në Vlorë.

Rasti në fjalë është denoncuar në polici nga e bija e të zhdukurit me iniciale S.I, 19 vjeç, e cila ka zbuluar se i ati është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.  “Blutë” e Vlorës bëjnë me dije se po punojnë për gjetjen e tij.

“Më datë 02.10.2022, shtetasja S. I., 19 vjeçe, banuese në fshatin Risili, ka kallëzuar se babi i saj, shtetasi L. I., 44 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.