Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas atentatit në Vlorë, ku mbeti i vrarë një 41-vjeçar. Sipas tij, rendi është në duart e krimit, ndërsa thekson se edhe pse në Shqipëri dënimi me vdekje është hequr, Rama ka licencuara bandat që ta zbatojnë.
Berisha thotë se rendi është në duart e krimit, ndërsa citon moton që dikur e ka thënë Rama, “hënkshin kokat e njëri-tjetrit”
Postimi i Berishës
Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!
Të dashur miq,
mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41 vjeçari. Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën!
Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit.”
Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij.
Shto koment