Welcome to Vlora

Vlorë/ Tre fshatra të harruar prej dekadash, banorët: Na kanë premtuar rregullime që në 1991

Infrastruktura rrugore vijon të mbetet një  nga problematikat kryesore me të cilat përballen fshatrat në Vlorë. Ato janë në fshatrat Bestrove,Bunavi dhe Kerkovë. Më shumë se 300 banorë përballen për çdo ditë me problematike në investime që munguar pre 25 vitesh.

Pamjet e rrugës tregojnë një vend të harruar prej dekadash. Janë vetëm 5 kilometra rrugë që të lidhin me këto tre fshatra me qytetin e Vlorës.

Pluhur e gropa në tërë gjatësinë e saj. Shumë banorë janë larguar nga Bunavia. Kanë pasur më tepër se një arsye për këtë. Por rruga është ajo që po i mjeron më tepër të mbeturit këtu.

“Shumë i vështirë, prandaj po ikin të gjithë…” “Gjatë dimrit këtu harroje.” “Të kesh një rast urgjent nuk të hyn makina.”

Banorët thonë se  nuk ka asnje plan për rikonstruksionin e rrugës,edhe pse është premtuar disa here

“Premtimi ka qenë që në ‘91, por deri tani kanë kaluar 700 qeveri dhe nuk kanë vënë një gjë. Erdhën tani vendosën një beton për koshat, po për rrugë? Për rrugën harroje, i ka marrë lekët, të gjitha llojet e qeverive,” thotë një banor.

“Këtu që kur vuri dorë Arben Malaj, më vonë e prishën,” shprehet një tjetër.

Banorët thonë se i gjithë fshati i paguan taksat, por institucionet nuk kanë bërë asgjë për rikonstrukosion e kësaj rruge.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.