Welcome to Vlora

“U zgjuam nga ulërimat e tyre”, rrëfimi i peshkatarit hero që shpëtoi emigrantët në Kanalin Anglez

Një peshkatar, ekuipazhi i të cilit shpëtoi 31 persona të në Kanalin Anglez, tha se u zgjua në orët e para të mëngjesit nga ulërimat e emigrantëve të cilët rrethuan varkën e tij dhe kërkuar për ndihmë.

Kapiteni Raymond tha për Sky News se kishte qenë duke fjetur kur u zgjua nga një anëtar i ekuipazhit të tij, i cili i tha: “Ka emigrantë pranë varkës”.

“Një djalë po varej”, tha ai.

“Në fillim mendova se ishte vetëm ai, dhe sapo mora pajisjet e mia të peshkimit, gjë që zgjati rreth tre minuta ndalova varkën time dhe vrapova jashtë dhe përgjatë anës së portit ishin pesë prej tyre të varur nga ana e varkës sime”, tha ai.

Raymond tha se më pas numëroi 45 persona që po mbaheshin në gomonen e shkatërruar dhe rrethonin varkën e tij të peshkimit.

Katërt persona janë raportuar të vdekur deri më tani, nga fundosja e gomones afër brigjeve të Kentit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pasi pesë të parët u tërhoqën në bord, pjesa tjetër e të bllokuarve filloi të notonte drejt varkës së tij.

“Ishte si diçka nga një film i Luftës së Dytë Botërore, kishte njerëz në ujë kudo, duke bërtitur”, tha ai.

Në pamjet e ndara me Sky News, ekuipazhi i peshkimit shihet duke transportuar njerëzit e panikosur mbi anë të varkës.

“Ne po përpiqeshim t’i tërhiqnim njerëzit nga gomonia”.

Pasi thirri rojet bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar pak para orës 3 të mëngjesit, ekuipazhi i peshkimit të Raymond kaloi dy orë duke shpëtuar njerëzit nga uji.

Ai tha se ata që shpëtoi ishin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India, ndërsa i kishin thënë se kishin paguar nga 5,000 £ një kontrabandisti në Francë për kalimin në MB.

Por ndërsa ekuipazhi filloi të tërhiqej, duke çuar pasagjerët në port, ata kuptuan se një migrant ishte ngjitur në anën e varkës dhe ishte mbytur.

“Një nga ekuipazhi bërtiti, ka një litar në anën e djathtë të varkës. Më pas pashë që tek ky litar ishte i lidhur me një trup të vdekur”, tha ai.

“Ne ishim përqendruar në anën e portit dhe ky person kishte notuar në anën e djathtë, kishte lidhur një litar në pajisjen time të peshkimit rreth kyçit të dorës për të mbajtur veten pranë varkës.”

Një burim qeveritar tha se 43 njerëz janë shpëtuar të gjallë dhe janë dërguar në Mbretërinë e Bashkuar. Disa nga të shpëtuarit u nxorën nga varka dhe të tjerët nga uji.

Pasi u tërhoq nga uji, Raymond tha se ai i ndihmoi me një dush të vakët për t’i ngrohur.

“Ne i hoqëm të gjitha rrobat e tyre të lagura dhe ekuipazhi im u dha atyre rrobat që kishin për t’i mbajtur ngrohtë”, tha ai.

I vendosim në shtretër për t’i mbajtur ngrohtë, me jorgan, për të ngritur temperaturën e trupit atje ngadalë.”

Të 31 të shpëtuarit nga ekipi i Raymondit kishin mbijetuar”, tha ai.

“Kur u futëm në Dover, një mjek erdhi dhe i kontrolloi dhe ai nuk mund ta besonte, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte kaluar në hipotermi.”

Kërkimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, por në këtë fazë dyshohet se ka më shumë të vdekur duke pasur parasysh kushtet e akullit, me temperatura që besohet të jenë deri në -4 gradë C gjatë natës.

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha në një deklaratë të Commons se ishte një “tragjedi e tmerrshme” dhe ajo kishte folur me homologun e saj francez dhe po punon “nga afër me autoritetet lokale”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.