Welcome to Vlora

Thellohet tragjedia, pas 17-vjeçarit ndërron jetë dhe babai në spital

Është thelluar tragjedia në Klos, pasi pas 17-vjeçarit Kenado Shira ka ndërruar jetë dhe babai i tij, Ilir Shira.

Ky i fundit mbeti i plagosur rëndë nga të shtënat me armë. Edhe pse u dërgua menjëherë në spital ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Mësohet se masakra mund të ketë ndodhur për shkak të përplasjes së fisit Mjeshtri me Shira, të cilët edhe më parë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin për prona. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Fiqiri Mjeshtri.

Ngjarja u shënua pak orë më parë, ku humbi jetën në vend 17-vjeçar, ndërsa tani ka ndërruar jetë dhe babai i tij, ndërsa një tjetër është i plagosur dhe ndodhet në spital

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e kësaj tragjedie, si dhe për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.