Welcome to Vlora

“Të dalim me një kandidat në zgjedhjet lokale”- Deputetët demokratë njëzëri: Çdo zgjidhje tjetër e ka emrin Edi Rama

Deputetët e Partisë Demokratike janë shprehur njëzëri, duke thënë se janë të mendimit që në zgjedhjet e ardhshme lokale të dalin me kandidatë të përbashkët, duke respektuar edhe aleatët.

Për gazetarët para mbledhjes së grupit, deputetët u shprehën se çdo zgjidhje tjetër apo dalja me më shumë se një kandidat do ti shërbente Edi Ramës.

Pyetje: Në zgjedhjet vendore më një kandidat apo dy?

Flamur Hoxha: Me një

Pyetje: Do të merrni pjesë në primare?

Flamur Hoxha: Do të marrim pjesë aty ku duan demokratët

Lefter Gështenja: E vetmja rrugë është që PD dhe opozita duhet të dalë me një kandidat, çdo zgjidhje tjetër ka vetëm një emër, Edi Rama.

Pyetje: Alibeaj thotë se do të ketë kandidatët e vet, Berisha thotë se do nisë primaret, si zgjidhet kjo situatë.

Lefter Geshtenja: Të gjithë bashkë duhet të marrim një vendim për të qartësuar demokratët dhe për të qartësuar vetë. E vetmja zgjedhje është dalja me një kandidat. Është kohë të heshtim dhe ti lëmë fjalën demokratëve. Është koha që secili nga ne të kontribuojë për zgjedhje. Nuk humbin demokratët, por shqiptarët nëse ne dalim me më shumë se një kandidat.

Bledion Nallbati: Grupi do mblidhet sot për të diskutuar për këtë çështje. Unë si deputet do jem pjesë e zgjedhjeve për të mbështetur kandidaturat e PD dhe mendoj se duhet të jenë kandidatura të përbashkëta.

Arbi Agalliu: Çdo përpjekje për të unifikuar dhe maksimizuar votat e demokratëve. Çdo diskutim tjetër përtej këtij objektivi shkon në funksion të kësaj qeverie dhe Edi Ramës.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.