Welcome to Vlora

Shkroi historinë me Marokun, trajneri Regragui: Ne jemi “Rocky Balboa” i Kupës së Botës

Trajneri i Marokut, Ualid Regragui, ka qenë jashtëzakonisht i lumtur për arritjen historike të gjysmëfinaleve të Kupës së Botës, siç nuk i kishe ndodhur asnjëherë një vendi afrikan. Ai për më tepër u bë trajneri i parë afrikan që shënonte këtë arritje, duke shkruar emrin e tij përgjithmonë në historinë e Kupës së Botës.

“Pas Spanjës ia dolëm përsëri të triumfonim ndaj një ekipi të madh si Portugalia. Dhamë maksimumin, kishim disa lojtarë të dëmtuar, por ata që luajtën dhanë gjithçka deri në fund. Ky grup ka një shpirt të lartë gare.

Para ndeshjes u thashë lojtarëve që ishte momenti të shkruanim historinë për Afrikën. Jam shumë, shumë krenar për ta”, tha 47-vjeçari pas sfidës duke shpjeguar në mënyrën e tij si e shihte Marokun.

“Kur sheh filmin Roki, t’i dëshiron të bëhesh Roki Balboa, pasi ai punon shumë. Ne jemi Roki i kësaj Kupe Bote”, tha ai.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.