Welcome to Vlora

Sali Berisha: Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në Bulevard

Sali Berisha vijon që të bëjë thirrje për protestën, e cila do të mbahet në orën 12:00. “Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit””,-shkruan në rrjete sociale. Edhe pse Tirana është e blinduar nga Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, protesta e thirrur nga Berisha do të mbahet.

Sipas skenarëve, Berisha do të niset nga selia blu dhe më pas do ti drejtohet pjesës së bulevardit “Dëshmorët e Kombit” që nuk është brenda perimetrit të sigurisë. Nga ish-hotel Dajti deri në ambientet pranë ministrisë së Brendshme. Pritet të jetë kjo zona ku do përqendrohen protestuesit.

PD-ja e Berishës ka deklaruar se protesta do jetë paaqeësore dhe do ketë rreth 10 deri në 12 fjalime dhe mesazhe në gjuhë të huaj për të përcjellë pakënaqësitë ndaj qeverisë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.