Welcome to Vlora

Rrumbullaku zbret në qarqe, porosi policëve: Silluni mirë me turistët, ndryshe do e pësoni bashkë me shefat tuaj!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të 12 Drejtorive Vendore në qarqe. Ai ka kërkuar nga drejtuesit dhe vartësit e tyre përmirësimin e standardit të shërbimit policor, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.

Sipas kryepolicit, Drejtoritë Vendore duhet të forcojnë dhe përmirësojnë shërbimet në terren për të përballuar numrin e shtuar të turistëve, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj tyre, si dhe për të parandaluar e zbuluar ngjarjet kriminale.

Muhamet Rrumbullaku u ka lënë porosi të qartë policëve, se çdo shkelje e etikës gjatë kontaktit me turistët, do të marrë ndëshkim, por jo vetëm kaq, ajo do të shkojë përtej përgjegjësi individuale. Edhe drejtuesit do të penalizohen për sjelljen e efektivëve që kanë në varësi.

“Çdo shkelje e etikës nga punonjësit e policisë, në kontakt me turistët, nuk do të trajtohet vetëm si një përgjegjësi individuale, por edhe si një përgjegjësi e drejtuesve përkatës. Policia e Shtetit nuk është një strukturë për vendosjen e gjobave dhe vjeljen e tyre, por është në shërbim të qytetarëve, vendas dhe të huaj, duke dëshmuar etikë dhe profesionalizëm.

Këshillimi dhe ndihma për qytetarët duhet të jenë parësore në punën e punonjësit të policisë”, është shprehur Muhamet Rrumbullaku.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtuesit vendorë të policisë marrjen e masave për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, me një fokus të veçantë te lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike dhe vendosja përpara drejtësisë e personave në kërkim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.