Welcome to Vlora

Rrugët mbesin rrugëve edhe në Vlorë, bllokohen disa fshatra. Banorët: Pushteti erdhi vetëm për vota

Në Vlorë banorët e disa fshatrave janë duke vuajtur mungesën e infrastrukturës rrugore. Ata ankohen për neglizhencën nga institucionet, ndërsa bëjnë thirrje të ndërhyhet për tu lehtësuar jetesën.   6 fshatra e përdorin rrugën nacionale nga Vllahia në Poem, ndërsa shprehin shqetësimet për gjendjen e aksit prej 25 kilometrash.

Banorët e Vllahisë, Gorrishtit, Karbunarit, Romës dhe Poemit, kalojnë çdo ditë nëpër këtë aks të pashtruar dhe pa asnjë investim.

Janë 24 kilometra gjatësi që sipas banorëve nuk është ndërhyrë asnjëherë në të.

“Këtu jemi të bllokuar brenda. Kemi prodhim dhe nuk vjen njeri të na e marri. Pse? Nga rruga. Nga Vllahina deri në Gorrishtit, këtu është lemeri”, shprehet banori.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.