Welcome to Vlora

PS zyrtarizon kandidatët të shtunën, ndryshime vetëm në 15 nga 61 bashki të vendit

Një javë përpara se të përfundojë afati ligjor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Socialiste e ka gati skuadrën që do të hedhë në fushën zgjedhore.

Për këtë, të shtunën do të mbledhë Kryesinë me fokus kryesor, zyrtarizimin e 61 kandidatëve.

Euronews Albania ka mësuar se pjesa më e madhe e kryebashkiakëve aktualë do të rikonfirmohen për një tjetër mandat. Nga 61 bashkitë, vetëm në 15 prej tyre pritet të ketë figura të reja.

Në qarkun më të madh, atë të Tiranës nuk do të ketë asnjë ndryshim në të 5 bashkitë. Ndërsa në Elbasan nga 7 bashkitë, vetëm në 2 prej tyre do të ketë ndryshime.

Në Gramsh, deputeti Besjan Ajazi do të lërë mandatin e ligjvënësit për të garuar për postin e kryebashkiakut.

Një kandidat të ri do të ketë edhe në Bashkinë e Librazhdit, ku në garë jane dy emra, Ermal Kurti dhe Mariglen Disha.

Në qarkun e Beratit, ndryshim pritet të ketë në bashkitë e Kuçovës dhe Urës Vajgurore ndërsa pjesa tjetër do të rikonfirmohet.

Situata e re e krijuar me Lefter Allën në Bulqizë ka bërë që socialistët të kërkojnë një emër të ri për këtë bashki, ndërsa në 3 bashkitë e tjera të qarkut Dibër do të rikonfirmohen kryebashkiakët aktualë.

Qarku i Vlorës do të pësojë më shumë ndryshime. Nga 7 bashki, në 4 prej tyre do të ketë emra të rinj.

Në Vlorë, kandidimi do t’i besohet Ermal Dredhës, ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërsa në Sarandë, kandidat do te jetë Olti Çaçi që vjen nga fusha e biznesit.

Ndryshime pritet të ketë edhe në bashkitë e Selenicës dhe Konsipolit, ku në këtë të fundit kandidimi do t’i besohet shefit të financës në këtë bashki.

Në qarkun Korçë nuk do të ketë asnjë ndryshim në 6 bashkitë e qarkut. Edhe në qarkun e gjirokastër, konfigurimi do të jetë i njejtë ku ndryshimi i vetëm do të jetë në bashkinë e Libohovës, ku do të kandidojë Leonard Hide.

Në qarkun e Fierit, pritet rikonfirmimi i pjesës më të madhe të kryetarëve aktualë, madje edhe të kryerbashkiakut të Msallakastrës, qerim ismailit.

“Për sa i përket rastit të kryebashkiakut të Mallakstrës, nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë”, theksoi ai.

Në qarkun e Durrësit, i vetmi ndryshim pritet në Bashkinë e Krujës, ku kryetari i Partisë Socialiste në këtë bashki, pritet të jetë kandidat për bashkinë e qytetit.

Në qarkun Shkodër, ndryshim do të ketë në Bashkinë e Shkodrës, ku deputeti Benet Beci do të lërë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e vetme që socialistët nuk kanë mundur të fitojnë. Edhe në Vaun e Dejës pritet të ketë një figurë të re, ai pritet të jetë Kristjan Shkreli.

Në qarkun Kukës nga 3 bashki, ndryshim do të ketë vetëm në Has, ku kandidati i socialistëve, pritet të jetë Halit Mulaj. Ndërsa në qarkun e Lezhës pritet të mos ketë ndryshime.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.