Welcome to Vlora

Përuroi në Bashkinë e Vlorës librin e shkrimtares hebreo-vlonjate, Leli: Ka plotësuar me ngjarje të jetuara një nga historitë më përfaqësuese të Vlorës

Kryebashkiaku i Vlorës ka përuruar në bashki librin e shkrimtares hebreo-vlonjate Anna Kohen, e cila i ka vendosur emrin që e thërrisnin vendasit.

Ajo është strehuar për vite me radhë në Vrenezë, aty ku është pritur nga vlonjatët, të cilët e thërrisnin Lulja e Vlorës.

Në Facebook, Leli shkruan se Anna Kohen nuk e kishte të lehtë të dilte nga rutina e jetës që ndërtoi në Amerikë dhe se sot jo vetëm nipërve e mbesave por të gjithë shqiptarëve, u ka plotësuar me ngjarje të jetuara një nga historitë më përfaqësuese të Vlorës, bashkëjetesën e vlonjatëve me hebrenjtë.

Postimi i kryebashkiakut Dritan Leli:

Nga të gjitha kujtimet që jetoi, ngado që udhëtoi, nga trishtimet e gëzimet, hebreo vlonjatja Anna Kohen, zgjodhi të veçonte, si më farfuritësen e ndjenjave të një fëmije, Lulen e Vlorës.

Nuk i është shlyer nga kujtesa dashamirësia me të cilën vlonjatët e Vrenezit, ku qendroi për vite me familjen, e thërrisnin Lulja e Vlorës. Prandaj i vuri këtë titull librit të saj. Sot, bashkë me miqtë e Annes, të familjarëve të saj, e përuruam në bashki.

Qytetarja e Nderit të Vlorës i mbajti për vete, në dekada, përjetimet e ngjarjet e kohës kur u rrit. Nuk e kishte të lehtë të dilte nga rutina e jetës që ndërtoi në Amerikë. Sot, jo vetëm nipërve e mbesave, por të gjithë shqiptarëve, u ka plotësuar me ngjarje të jetuara një nga historitë më përfaqësuese të Vlorës, bashkëjetesën e vlonjatëve me hebrenjtë.

Faleminderit Anna, dëshmitë dhe emocionet e tua do t’i japin dritë Muzeut Hebraik të Vlorës.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.