Welcome to Vlora

“Pedofilë dhe mashtrues”, ministrja britanike: Shqiptarët duhet t’i çojmë në Ruanda!

Sekretarja e re e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman duket se po ndjek hapat e paraardhëses së saj Priti Patel, në mënyrën sesi do t’i trajtojë emigrantët ilegalë që mbërrijnë në vend përmes kanalit të “La Manshit”.

Në konferencën e partisë Konservatore, Braverman tha se se do të ndryshojë ligjin për të ndaluar emigrantet që kalojnë me gomone, ku një përqindje relativisht të lartë e zënë shqiptarët, të cilët sipas ministres abuzojnë me ligjet moderne të skllavërisë.

Qeveria duhet të bëjë plane për të dërguar azilkërkuesit në Ruanda”, theksoi Braverman.

Më shumë se 33,500 emigrantët kanë shkuar në Mbretërinë e Bashkuar gjatë këtij viti me gomone dhe pjesa më e madhe e tyre janë “të papranueshëm” për statusin e azilit.

Për këtë arsye, Braverman tha se do të punojë ngushtë me francezët për të ndihmuar në goditjen e kësaj mënyre ilegale të kalimit.

Unë do të sjell legjislacionin për ta bërë të qartë se e vetmja rrugë për në MB është përmes një rruge të sigurt dhe ligjore“, tha ajo.

Sipas planeve të Braverman, emigrantët që “qëllimisht hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht nga një vend i sigurt duhet të kthehen me shpejtësi në vendin e tyre ose të zhvendosen në Ruanda“.

Qeveria ka thënë se skema do të dekurajojë të tjerët që të kalojnë Kanalin, por fluturimi i parë që do të kishte në bord edhe një të ri shqiptar u anulua disa minuta para nisjes në qershor, pas një ndërhyrjeje të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Braverman akuzoi gjykatën për këtë rast duke thënë se kreu “minim të sovranitetit të kufijve”.

Nuk është raciste për asnjë, minoritet etnik apo tjetër, të dëshirojë të kontrollojë kufijtë tanë. Nuk është fanatizëm të thuhet se kemi shumë azilkërkues që abuzojnë me sistemin. Nuk është ksenofobike të thuhet se migrimi masiv dhe i shpejtë ushtron presion mbi strehimin, shërbimet publike dhe marrëdhëniet me komunitetin”, shtoi ajo.

Ndërkohë edhe Akti i Skllavërisë Moderne, i prezantuar nga ish-kryeministrja Theresa May, do të rishikohet për të ndaluar emigrantet që të shmangin depërtimin, pasi sipas Braverman shumë nga ata që mbërritën përmes Kanalit ishin shqiptarë që kishin paguar kontrabandistët.

E vërteta është se shumë prej tyre nuk janë skllevër modernë dhe pretendimet e tyre se janë trafikuar janë gënjeshtra. Pedofilë të dënuar dhe përdhunues po bëjnë gjithashtu aplikime të frikshme për të qëndruar në MB sipas Aktit të Skllavërisë Moderne”, argumentoi ajo lëvizjen e saj kundër Aktit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.