Welcome to Vlora

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër lokal dhe shkarkesa elektrike.

Duke filluar prej orëve të pasdites moti parashikohet me khjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura e reshje shiu të izoluara dhe të dobta.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës intensive dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore 14 deri 25°C
në zona e ulëta 15 deri 30°C
në zona bregdetare 19 deri 29°C

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.