Welcome to Vlora

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, 30 nëntor 2022

Sa i përket parashikimit të motit për ditën e nesërme pritet një përkeqësim i kushteve meteorologjike për vendin tonë.

Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshjet e shiut do të konvertohen në reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek.

Në bregdet e lugina era fiton intensitet dhe bëhet e fortë me shpejtësi që arrinë deri në 12-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 deri në 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zona malore -2 deri 7°C
në zona e ulëta  -1 deri 15°C
në zona bregdetare 5 deri 15°C

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.