Welcome to Vlora

“Nuk mbaj asnjë që del nga rruga e Zotit”, Rama “flak” bashkëpunëtorët e akuzuar për korrupsion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se nuk mbron askënd që del nga rruga e drejtë, qoftë ky edhe një person të cilin më herët e ka promovuar, duke iu referuar ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Ai u shpreh në një intervistë në “Euronews Albania” se është kujdesur vetë që reforma në drejtësi të mos kursente askënd.

“Kush e lëshon veten dhe ngatërron rrugën dhe del nga rruga e Zotit dhe e ligjit nuk ka asnjë shans që të mbahet pas meje, pas shkopit të flamurit të Partisë Socialiste dhe të socialistëve. Kjo është shumë e qartë. Unë nuk jam ai që sot është faqja e zezë e Shqipërisë, që me demek nuk i lëshonte kriminelët.

Drejtorin e tatimeve të Republikës së Shqipërisë e mbante në detyrë në arrest shtëpie, ishte në arrest shtëpie dhe ishte drejtor. Kriminelët e 21 janarit nuk ia dorëzoi prokurorisë dhe kështu me radhë.

Jo që nuk i mbroj kriminelët e të korruptuarit, por unë jam marrë personalisht dhe kam udhëhequr reformën në drejtësi që ata të bëhen të pambrojtshëm nga askush, as edhe nga unë, nëse unë luaj mendsh dhe shkoj t’i mbroj nga drejtësia,” – u shpreh Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.