Welcome to Vlora

“Nuk do ta mashtrojmë BE-në si Greqia”, mediat e Athinës publikojnë deklaratat e Ramës para takimit me Mitsotakis

Një deklaratë e kryeministrit Rama gjatë mëngjesit të sotëm për Euroactiv ka shkaktuar tërmet në mediat greke. E përditshmja “Kathimerini”, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit shqiptar, shkruan se Rama akuzoi Greqinë se kishte mashtruar Europën me të dhënat ekonomike për t’u integruar në BE. Sipas “Kathimerini-t”, ky provokim ndaj Greqisë erdhi vetëm pak orë para takimit të dy kryeministrave në Tiranë.

Artikulli i plotë:

Pak orë para takimit me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, homologu i tij shqiptar Edi Rama tha në një intervistë për uebsajtin e lajmeve Euractiv se procesi i bashkimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian nuk është një provim shkolle ku mund të “mashtroni”, për t’u pranuar siç bëri Greqia.

Në intervistën e tij të publikuar të martën, zoti Rama tha se “nuk duhet të harrojmë se procesi i anëtarësimit është një proces i individualizuar bazuar në meritat e [çdo vendi]. Duhet të plotësojmë disa kritere dhe nuk është një provim ku mund të “vjedhësh” – edhe nëse profesorët janë më se të gatshëm të të ndihmojnë. Është në interesin tuaj të kaloni këto provime”.

Aty ai shtoi se është e rëndësishme që vendi i tij të ketë institucione funksionale dhe “të mos mashtrojë siç bënë disa vende fqinje në të kaluarën”. I pyetur për të përmendur se cilat shtete e kishte fjalën, ai u përgjigj drejtpërdrejt “Greqia”.

Zoti Rama duket se nuk ka pritshmëri të mëdha nga vetë samiti: “Samiti mund të sjellë shumë gjëra të mira, por në fund asnjëra prej tyre nuk do të jetë aq e rëndësishme sa fakti që samiti po zhvillohet në Tiranë.”, tha ai.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.