Meterologet thone se dita e hënë do të sjellë ulje temperaturash në të gjithë territorin, si dhe do të rikthehen reshjet e shiut.
Gjatë të martës pritet të ketë një përmirësim të motit, ku në pjesën më të madhe të territorit do të mbizotërojë moti i kthjellët me përjashtim të zonave malorë ku priten reshje me intensitet të ulët.
Nga e mërkura e në vazhdim do të vijojë moti i keq dhe me reshje shiu në të gjithë territorin, ndërkohë që do të kemi rritje të temperaturave.
Parashikimi i Motit nga SHMU:
Periudha e pranverës ka brenda edhe ditët me diell por edhe ato me vranësira dhe shi. Thënë kjo pasi java që presim pëpra parashikohet kryesisht e paqëndruershme por nuk do të mungojnë edhe orët apo ditët me diell.
Java nis me diten e Hënë dhe mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht në relievet kodrinore-malore dhe zonën e jugperëndimit.
Për ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me diell (ktjellime) si dhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura në mesditë.
Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të dobta e shtrëngata lokale në zonën e qendrës dhe jug.
Vijojmë me ditën e Mërkurë e cila parashikohet me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e veriut në pjesën e parë të ditës reshjet me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në zonën e Alpeve dhe verilindje reshje dëbore me intensitet të luët dhe mesatar.
Dita e Enjte parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte e cila nis fillimisht me mot të kthjellët e shtim vranësirash prej orëve të mesditës.
Në momentin e shtimit të vranësirave reshje shiu të dobta e shtrëngata afatshkurtra në një pjesë të madhe të vendit.
Shto koment