Welcome to Vlora

Najada Çomo: Brenda këtij muaji do të rihapet spitali Infektiv! Koronavirusi ka prekur çdo sistem të organizmit

Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka folur ditën e sotme në lidhje me pasojat e pandemisë dhe sëmundjes te organizmi.

Gjatë fjalës së saj ajo vuri theksin se ky virus ka prekur të gjithë sistemet e organizmit ndërsa vuri theksin në aspektin psikologjik.

Ajo njoftoi gjithashtu se brenda këtij muaji pritet hapja e Spitalit Infektiv pas rikonstruktimit të godinës.

“Nga COVID nuk ka mbetur asnjë sistem pa u prekur apo pa u komplikuar sidomos kur kanë qenë në situata të mesme apo kritike.

Një element i rëndësishëm ka qenë menaxhimi terapeutik i pacientëve, edhe nga organizmat ndërkombëtarë me barna anti viralë. Barna që kanë dalë nga organizmi ndërkombëtar dhe kanë gjetur vend edhe në Shqipëri.

Një pjesë e rëndësishme është aspekti psikologjik. Këshillim me psikologun ka qenë element i rëndësishëm. Element tjetër është fizioterapia.

Është e ngadaltë në ditët e para por për ata që rrinë në një kohë të gjatë në spital ka nisur paralelisht edhe ky trajtim. Besoj se e mbyllëm pandeminë në spitalin që ishim dhe futja në spitalin e ri do të jetë brenda këtij muaji”, u shpreh Çomo

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.