Welcome to Vlora

Lidhja e ish-drejtorit të FBI me Shqipërinë, Gjiknuri: Tymnajë e opozitës për të mbuluar 21 Janarin!

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i ka konsideruar tymnaja lajmet se ish-drejtori i FBI i arrestuar në Amerikë është ndikuar nga autoritetet shqiptare. Në një konferencë për mediat, numri dy i socialistëve u shpreh se drejtësia amerikane e ka zbardhur çështjen.

Këtë të mërkurë, Damian Gjiknuri tha se Partia Socialiste do të dorëzonte sot në SPAK një tjetër kallëzim për ngjarjet e 21 Janarit 2011. Ai kërkoi që Prokuroria Speciale të hetojë zinxhirin komandues dhe komunikimet në radio të Lulzim Bashës me Ndrea Prendin, në atë kohë komandant i Gardë.

“Kjo është një tymnajë e ngritur nga opozita shqiptare për të sfumuar këto ngjarje dhe faktet e reja që kanë dalë për 21 Janarin. Gjithmonë ngrihet një alibi që gjoja ka më tepër rëndësi se vrasja e qytetarëve të pafajshëm. Drejtësia amerikane e ka zbardhur atë çështje.

Ngjarjet e Shqipërisë, ato që përmenden, nuk faktojnë përfshirje të autoriteteve shqiptare. Përsa i përket asaj të Nik Muzin, rasti i Muzin i është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe askush nuk e ka hedhur poshtë që paratë kanë qenë ruse. Ka një vendim të drejtësisë amerikane, janë zbardhur dhe dokumentet.

Në vetëvete, problemi ka të bëjë me sa drejtë e ka zbatuar detyrën një zyrtarë i lartë i SHBA. Nuk ka faj kryeministri i Shqipërisë se ka takuar një zyrtar të lartë të FBI. Çdo politikan do e bënte. Nuk ka lidhje me Shqipërinë, por është cënuar interesi i SHBA”, u shpreh Damian Gjiknuri.

I akuzuar në dy çështje të veçanta penale në Nju Jork dhe Uashington, ish-drejtori i Kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, dyshohet se ka marrë pagesa nga oligarku rus Oleg Deripaska në mënyrë ta largonte atë nga lista e sanksioneve dhe, në rastin tjetër, të ketë marrë pagesa nga një agjent shqiptar, për të hapur një hetim penal për një shtetas të Shteteve të Bashkuara.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.