Welcome to Vlora

Lala: 4 bosët e krimit që u zhdukën apo u rrëmbyen nën shoqërinë e femrave

Gazetarja Klodiana Lala renditi në studion e Euronews Albania disa nga rastet ku bosët e krimit para se të ekzekutoheshin apo të rrëmbeheshin ose kanë komunikuar me femra ose kanë qenë në shoqërinë e tyre.

“Mund të jetë nxjerrë në pritë Ervis Martinaj nga një femër në proces verifikimi. Kush është femra? Unë jam në vitin tim të 19 të punës, të gjitha rastet ku janë vrarë apo rrëmbyer bosë të krimit, prapa tyre ka pasur gjithmonë një femër.

Ervis Martinaj ishte nën shoqërinë e një femre të njohur para se të zhdukej. Redjan Rraja që akuzohet për atentatin tek mbi-kalimi i Shkozetit ndodhej natën para krimit me një femër të njohur. Hekuran Billa para se të vritej kishte komunikuar më të dashurën e tij. Lulzim Berisha dikur u arrestua nën shoqërinë e një vajze”, u shpreh Lala.

Ajo nënvizoi më tej se janë dy lloj kategorish që bosët e krimit mbajnë pranë vetes.

“Nga njëra anë janë femrat besnike, që dinë gjithçka për ta, por nuk flasin, bëjnë burgun, mund të pranojnë edhe të vriten. Femrat e dyta, janë ato që i konsiderojnë si eskorta”, theksoi Lala.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.