Welcome to Vlora

Historia e blegtorit 76-vjeçar, që ngriti fermë me kursimet e 20 vjetëve emigracion

Është 76 vjeç, por puna mbetet jeta e tij. Mitat Hadëraj nga Picari, është marrë gjithë jetën me mbarështimin e gjedhëve, ndërsa sot ka fermën e tij me 60 krerë.

“Kam gati 15-20 vjet. Unë jam marrë edhe më përpara me lopë, kam punuar që 22 vjeç në kompleks të shtetit me lopët. E kam nisur me tre-katër lopë, bleva dhe nja dhjetë mëshqerra dhe nga viti në vit janë bërë gati 60 krerë”, thotë blegtori.

Mitati tregon se ferma është produkt i kursimeve të 20 viteve punë në Greqi të djalit të tij.

“Erdhi djali ka punuar 20 vjet në Greqi, pruri ato çika lekë andej, morëm ca mekanike, jo zetor jo autokombajna. Djali me nusen punojnë këtu me lopë, unë me nipin punojmë mekanikë. Është e vështirë, por ne jemi mësuar me punë”, tregon 76-vjeçari.

Punojmë pa pushim, darkën e hamë në 12 të natës, thotë 76-vjeçari nga Picari i Selenicës, ndërsa flet edhe për ndihmën e marrë nga shteti.

“Nga shteti s’kemi marrë ndihmë, këto 5 vitet e fundit na sollën ujë për vaditje me bollëk dhe kjo na bën të punojmë. Kemi marrë njëqind mijë lekë për lopë, nja dy vite morëm njëqind lekë për litër qumështi, ajo qe gjëja më e mirë, por na e hoqën. Qumështin e merr baxho, jemi të lidhur, nuk kemi probleme. Edhe mishin e marrin kasapët”, shprehet ai.

Blegtori i palodhur tregon rrugën se si arriti deri këtu, pa harruar ndihmën e djalit.

“Merrte 3-4 mijë euro rrogë, paguhej mirë, edhe unë pata ca dele i shita, me ato arritëm këtu. Ishte dëshira ime, djali ka pasur shumë vështirësi atje ku punonte në beton 24 orë, erdhi këtu. Lart kemi shtëpinë, këtu punën, është në punën e vet”, thotë blegtori.

Djalin e Mitatit, Albertin e gjejmë duke punuar në stallë, i palodhur në të gjitha nevojat e fermës.

“Në vend të botës je gjithmonë, erdha në shtëpinë time, në punë time. Vajta të ekonomisja pesë lekë atje dhe të investoja këtu”, tregon Albert Hadëraj, fermer.

Në fermën e familjes Hadëraj punohet me përkushtim nga e gjithë familja, ku edhe tokat e marra me qira janë mbjellë me misër dhe elb për të siguruar ushqimin për lopë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.