Welcome to Vlora

“Fyerje të turpshme”/ Pas eliminimit nga botërori, mediat serbe shkruajnë për Xhakën

Eliminimi nga Botërori djeg padyshim shumë në Serbi, megjithatë mediat atje kanë zgjedhur të merren me Granit Xhakën dhe reagimin e tij pas provokimeve të shumta.

“Provokimi shqiptar: Xhaka turp të kesh, shqiptari me veprime të ndyra ka provokuar futbollistët e Serbisë”, ka shkruar Veçerenje Novosti.

“Xhaka ua shau nënat lojtarëve të Serbisë dhe më pas u kap mes këmbëve. Sjellja shokuese e provokatorit më të madh në botë”, ka shkruar Kurir.rs.

“Fyerje të turpshme të provokatorit më të madh, Granit Xhaka ka sharë lojtarët tanë”, shkruan alo.rs.

Dy futbollistët me origjinë shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri ishin në shënjestër të tifozerisë serbe dhe jo vetëm, por ia dolën të menaxhojnë mirë situatën dhe të nxjerrin jashtë Botërorit Serbinë…/Super Sport

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.