Welcome to Vlora

“E ke gotën para….”: Sherr me deputetin e Vlorës, Grida Duma ndërpret seancën pas debateve

Filloi dhe përfundoi me debate raportimi i Bora Muzhaqit në Komisionin e Çështjeve Sociale në Kuvend, ku ajo kishte shkuar për të raportuar mbi Projektbuxhetin e vitit 2023. Një ditë më parë, kryetarja Grida Duma i kërkoi Muzhaqit numrin e të rinjve në vend, gjë të cilin ajo nuk e kishte për momentin duke zgjedhur ditën e sotmë për ta sjellë.

Teksa Muzhaqi raportonte, u kalua te pyetjet e deputetëve, por kësaj radhe ishte Ilir Metaj që debatoi me njërën prej deputeteve demokrate të pranishme në Komision.

Kur flas unë ju lutëm mos më ndërprisni. Kaq të drejtë e kemi këtu. Ju lutëm qetësohuni pasi keni edhe ujë aty para”, tha Metaj duke shkaktuar reagimin e Dumës.

Ndërpresim seancën dhe rimblidhemi për masë disiplinore. Nuk mund t’i drejtohesh deputetes ti  ashtu”, tha Duma. 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.