Welcome to Vlora

Dynden pushuesit në Vlorë, kaos dhe radhë të gjata automjetesh në rrugët kryesore

Rradhe të gjata makinash dhe trafik i rënduar është panorama e kësaj fundjave në qytetin bregdetar të Vlorës.

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë këtë qershor kanë bërë që me mijëra qytetarë të derdhen drejt plazheve të Vlorës, duke shkaktuar kështu edhe trafik të rënduar në rrugët kryesore të qytetit.

Situata më e rënduar sa I përket trafikut është shënuar në zonën e Skelës, në rrugën Transballkanike si dhe përgjatë dhe Lungomares.

Një shkak tjetër për rëndimin e trafikut është bërë dhe rruga e Unazës të Qytetit e cila êshtë bllokuar pasi po kryhen punime pas nderhyrjes në rrjetin e ri të Ujësjellsit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.