Welcome to Vlora

Diskutimet për Reformën Territoriale, Balla i prerë: Më 14 maj votohet në 61 bashki dhe në 12 qarqe!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur sot në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit se nuk është arritur dakordësi me grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, për Reformën Territoriale dhe ndarjen e bashkive.

Balla është treguar i prerë kur është shprehur se më datë 14 maj, data për zgjedhjet e ardhshme vendore, do të votohet në 61 bashki të vendit dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim. Po ashtu, ai ka thënë se nuk do ketë dhe as ndarje në rajone, por do të jenë përsëri zgjedhje në 12 qarqet aktuale.

“Shqipëria më 14 maj do të votojë në 61 bashki dhe në zgjedhjet e ardhshme në 12 qarqe. Ne kemi pasur bisedime me drejtuesit të PD, ku kemi diskutuar në bazën e disa parimeve. Ne mendojmë se në Shqipëri mund të ketë bashki të re, nëse ka qenë bashki para 2015. Mund të ketë bashki të re nëse ka një numër mbi 5.000 banorë.

Propozimi im për kryetarin Alibeaj është që ne të diskutojmë në dobi të kësaj që thamë. Nuk duhet të jetë numri i bashkive kusht i diskutimeve. Ky proces duhet të vijojë. Nuk gjetëm dot asnjë qasje të përbashkët përsa i përket numrit, por duhet të vazhdojmë këtë punë që kemi nisur”, u shpreh Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.