Welcome to Vlora

Banorët kundër organizateve ambientaliste: Aeroporti do të sjell zhvillim

Aktivistë nga Shqipëria por edhe europa kanë kundërshtuar ndërtimin e aeroporti të Vlorës brenda parkut Vjosë-Nartë. Ata thanë sot se punimet janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare. Ndërkohë, dhjetëra banorë të zonës bënë një kundërprotestë ku kërkuan që punimet të vijojnë dhe aeroporti të ndërtohet.

Banorët u shprehën se kjo vepër do ta ndihmojë zhvillimin e zonës.

“Ne jemi pro, ne si komunitet jemi pro. Të bëhet aeroporti, sepse me ardhjen e aeroportit zhvillohet turizmi, zhvillohet zona.

Ne duam të vazhdoj puna. Të përfundoj aeroporti në kohë rekord.

Aeroporti të bëhet, duhej të ishte bër më përpara,” thanë ata.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.