Welcome to Vlora

Vdekja e turistes/ Banorët: Fajin e ka shteti, rruga është e amortizuar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ndodhi gjatë ditës së djeshme (1 nëntor) në aksin e vjetër Vlorë-Fier.

Një çift turistësh francezë u përplasën nga një automjet teksa po udhëtonin me biçikletë. Gruaja humbi jetën, ndërsa bashkëshorti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin ku ndodhi përplasja, ka ende shenja të aksidentit që ndodhi një ditë më paë. Shenja gjaku në rrugë, pjesë të automjetit, xhama të thyer si edhe produkte që turistët mbanin me vete si edhe monedha.

Banorët shprehen se për aksidentit e ka fajin shtetit për shkak se rruga është e amortizuar dhe askush nuk vendos dorë. Një nga banorët u shpreh se 24-vjeçari Kristi Dano po shkonte të bënte ekon e stomakut pasi ishte i sëmurë, kur përplasi çiftin e turistëve.

“Problemi është rruga, aksidenti ndodh për faj të shtetit, ka gropa. Ku të kalojë që të ruajë këmbësorin dhe makinën që vjen përballë. Shikoni rrugën dhe pastaj më kërkoni llogari. Shteti më merr taksa. Rruga as nuk ka për të përfunduar. Djali që shkaktoi aksidentin ishte i sëmurë, do bënte ekon e stomakut, por i ndodhi fatkeqësia. Rruga është problem i madh për të gjithë ata që kalojnë aty”, tha ai.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:20 të ditës së martë në aksin Bestrov-Vlorë. Viktimë mbeti 51 vjeçarja me iniciale V.K., ndërsa bashkëshorti i saj Fabris Marsac, 47-vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.