Welcome to Vlora

Aksidenti i dyfishtë në Vlorë, gjykata lë në burg ish-kryedoganierin, Arlind Lagji

Mbahet masa e sigurisë për ish kryedoganierin Arlind Lagji.

Lagji shkaktoi 2 aksidente 3 ditë më parë. U largua nga vendngjarja e parë dhe aksidentoi një tjetër automjet pak metra më larg.

Arrest me burg ka vendosur gjykata e Vlorës për Arlind Lagjin.
Lagji është përballur me akuzat: aksident nga pakujdesia dhe largim nga vendngjarja.

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Arlind Lagjin ish drejtorin e doganës së Fierit i cili ditën e hënë në datën 20 mars shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg teksa gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka e ka pranuar kërkesën.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.