Welcome to Vlora

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku një makinë është përplasur me një motor. Për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit i cili është dërguar në spital.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesen e makinës.

Njoftimi i plotë: Vlorë/Informacion paraprak,

Sot, rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e automjetit shtetasja K. B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.