Welcome to Vlora

6 persona paraqiten në Polici dhe denoncojnë: Rozeta Dobi na ka vjedhur disa sende me vlerë

Nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi kanë grabitur më shumë se gjysëm milionë euro, ku 120 mijë euro në banesën e Alda Klosit, një ish-zyrtare e lartë e shtetit.

Gjatë pasdites së djeshme, 5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë por ende nuk ka informacion për origjinën e parave. Persona të tjerë të cilët e kanë punësuar Rozeta Dobin si sanitare nuk kanë dhënë asnjë detaj për policinë.

Hetime po kryhen dhe ndaj Alda Klosit për të bërë verifikimin ligjor të të ardhurave të saj pasi ajo në 2017-ën ka qenë drejtoreshë koncesionesh. Nëse parave të sekuestruara nuk u gjendet pronari i ligjshëm atëherë ato kalojnë në favor të shtetit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.